Janë rreth 3 tonë ndihma në ushqime që janë dhuruar nga përfaqësuesit e PDIU-së në Bulqizë, për familjet në nevojë dhe jetimëve të zonës, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Lajmi bëhet me dije nga vetë strukturat e PDIU Dibër.
“Mbështetësit e PDIU-së të qytetit të Bulqizës u solidarizuan sadopak me 3 tonë paketa ushqimore për familjet në nevojë e jetimave të zonës. Faleminderit të rinjëve e të rejave për këtë gjest human” – shkruante PDIU Dibër në profilin zyrtar të saj në Facebook.
Lëvizje të tilla të PDIU-së, me veprime humanitare vijnë vetëm pak muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku PDIU ka hyrë fuqishëm në Dibër.
/bulqizaime.al/