FOTO/ “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”, Bulqizë dy vatra zjarri

517

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në ”Njësinë Administrative Zerqan”, prej orës 14:00.

Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Zabeli i Madh” siç njihet edhe si Vakufi i Zerqanit, shpallur monument natyre.

Pyetur me telefon nga bulqizaime.al, Komandanti i Shërbimit Zjarrfikës Bulqizë, Benard Kurti u shpreh se zjarri është izuluar dhe nuk është problematik pasi është sipërfaqësor.

Bashkë me ekipin zjarrfikës, banorët e zonës dhe Shërbimin Pyjor po punohet për fikjen e trungjeve të druve.

Sipas tij nga zjarri janë përfshirë afro 1 hektar.

Në orët e mesditës është raportuar edhe për një tjetër vatër zjarri, këtë herë në Zall Sopot në vendin e quajtur “Guri i Metes”.

Këto zjarre kanë rënë pikërisht më 21 mars që është edhe “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”. Kjo ditë synon të rrisë sensibilizimin mbi rëndësinë e pyjeve dhe pemëve në të gjithë botën.

/bulqizaime.al/

Foto nga Danjel Bica/ SHERM