Çertifikohen kursantet të cilat kanë përfunduar kursin e parukerisë dhe rrobaqepsisë në Qendrën e Formimit Profesional në Bulqizë.
Bulqizaime.al ka mësuar se janë 40 kursante të cilat kanë përfunduar kursin disa mujor që ofrohet nga kjo qendër.
Në dhënien e çertifikatave ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë së Formimit Profesional, Arben Synojmeri dhe përfaqësues të Zyrës së Punës në Bulqizë.
Sipas Drejtorit të Zyrës së Punës në Bulqizë, Asllan Daxha mësohet se në fund të muajit prill do të fillojnë kursi i guzhinës dhe guidës turistike.
/bulqizaime.al/