Rreth orës 18.00 në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi, në vendin e quajtur “Pishat”, Fushë Bulqizë, një mjet ka aksidentuar një person.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin J.D, rreth 67 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës.
Personi i dëmtuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ku më pas është transportuar me ambulancë për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, dhe se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë mësohet se drejtuesi i mjetin tip “Benz”, pasi ka aksidentuar shtetasin J.D, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por që në një kohë të shkurtër është bërë identifikimi dhe kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasi Aurel. L, 30 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe automjeti tip Benz, me targa AA 295 OZ.
/bulqizaime.al/