Dhjetëra fermerë të Klosit kërkojnë dëmshpërblim për gjedhët e ngordhur nga sëmundja e dermatozës nodulare.
Në shenjë proteste ata bllokuan aksin nacional Bulqizë-Klos dhe paralajmëruan se nëse nuk do të dëmshpërblehen do të bllokojnë rrugën për një kohë të pacaktuar.
Drejtori i Bujqësisë në Qarkun Dibër, duke e cilësuar të drejtë protestën e fermerëve, premtoi se dëmshpërblimi do të nisë brenda dhjetë ditëve.
Fermerët shprehen se për shkak të indiferencës së shtetit për t’i vaksinuar kafshët në kohë humbjet kanë qenë të mëdha.