Falja e gjobave, ja kush përfiton

861

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka quajtuar si një rikonfirmim të fuqishëm votimin me mbi 85 vota të ligjeve sot në parlament. Ahmetaj tha se në sajë të këtyre ligjeve, qeveria synon të përmirësojë klimën e biznesit në vend, dhe t’i janë mundësi të sipërmarrjeve të fshijnë detyrimet e papaguara përpara 1 janarit 2011. Sipas tij, janë 300 milione dollare detyrime që u fshihen qytetareve

“Mazhoranca po punon të përmirësojë klimën e biznesit po punojmë të përgatisim të gjithë sipërmarrjet me fushatën anti-informaliteti. Theksin është tek respektimi i ligjeve të përcaktuara. Sot kaluan gati 8 ligje me 85 e më shumë vota, një rikonfirmim i fuqishëm i mazhorancës. Kjo i jep mundësi sipërmarrjeve të fshijnë të gjithë detyrimet e papaguara përpara 1 janarit 2011. Janë 300 milionë dollarë që fshihen detyrimet për individë qytetarë. Nga 1 janari 2011 deri në janar 2014 është fshirja e detyrimeve me kushte. Për 90 mijë individë falet gjoba prej 10 mijë lekësh, transmeton lexo.al.

Falja nuk ka implikime penale, ka të bëjë me detyrimet financiare, sipas vlerësimeve që ka bërë administrata. Këtu nuk falen ato vendime që kanë një vendim final të shkallës së fundit të gjykatave për evazion apo kontrabandë. Ndërsa detyrimet që janë si pasojë e kontrolleve që janë bërë së fundmi, ato fitojnë falje të plotë para 2011m, apo me kushtet pas 2011, që parashikon principalin”, tha ministri Ahmetaj.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e LSI për zgjedhjet e 7 majit për kreun e ri të bashkisë së Kavajës, ministri Ahmetaj zgjodhi të mos përgjigjet konkretisht, por tha se shqiptarët do të votojnë për integrimin në BE dhe Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

“Unë fola për qytetarë që përfitojnë nga falja nga vota, qytetarë që do të përfitojnë nga e drejta e votës për të zgjedhur ata që duan të zgjedhin. Për këtë do ta tregojnë vetën në 18 qershor, edhe në 7 maj. Qytetarët do të dalin të votojnë për parlamentin e tyre, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, u shpreh Ahmetaj.