Eno Popi dhe Isli Islami, dy moderatorët e mëngjesit në Top Channel, kanë një shoqëri që zgjat përtej dy orëve të transmetimit.
Një foto ekskluzive e shkrepur mbrëmjen e djeshme në një restorant të Tiranës i shfaq duke diskutuar, me shumë mundësi për emisionin e rradhës.
Ata kanë qenë në fakt në shoqëri edhe të disa kolegëve të tyre që në momentin e fotos kanë dalë për të pirë duhan.
Përgjithësisht moderatorët nuk krijojnë miqësi jashtë ekranit, kur kamerat fiken dhe transmetimi mbaron, por me sa duket dyshja e mëngjesit bën përjashtim nga kjo gjë…