Ata që po jetojnë në këtë epokë duhet ta konsiderojnë veten se janë shumë me fat. Duket se zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë vijon të përparojë dhe me shumë gjasa së shpejti do të kemi automjete që fluturojnë.
Kjo pasi së fundmi shumë kompani automobilash kanë prezantuar veturat e tyre të së ardhmes të cilat mund të fluturojnë.
Sipas parashikimeve brenda një periudhe prej 8-12 vitesh do të hyjnë në përdorim këto automjete që do të fluturojnë.
Një ndër kompanitë që ka prezantuar automjetin e saj është Terrafugia e cila ka dizajnuar një veturë të tillë që zë vend po sa disa vetura aktuale dhe mund të parkohet në një garazh të madhësisë mesatare.
TF-X është modeli i kësaj veture që ndoshta vite më parë as nuk është paramenduar. Ajo do të ketë dy motor të cilët edhe i mundësojnë shkëputje nga toka, ka një qëndrueshmëri të madhe, pasi mund të qendrojë 5 orë në punë pa ndërprerë dhe mund të kalojë 500 milje. Ajo do të ketë një kapacitet prej katër sediljesh, shkruan metro.co.uk.
Kështu me anë të saj gjithçka do të jetë më e lehtë pasi do të mund t’i shmangen pritjet e gjata në trafik.