Dy muaj pas emërimit nga Papa Françesku, Dom Gjergj Meta u shugurua zyrtarisht ipeshkv i ri i Rrëshenit (Mirditë, Mat, Bulqizë, Peshkopi). Ceremonia e shugurimit u zhvillua të shtunën në Mirditë.
Dom Gjergj Meta deri tani ka qenë vikar i përgjithshëm i kryedioqezës Tiranë-Durrës.
Papa Françesku pasi pranoi dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e qeverisjes baritore të dioqezës së Rrëshenit e njëkohësisht, emëroi Ipeshkv të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Metën.