Dita e Shën Gjergjit, origjina dhe këndvështrimi Islam

2704

Dita e Shën Gjergjit festohet për të përjetuar përfundimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj. Festa karakterizohet nga lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve pranë tyrbeve apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Gjurmët e festimeve të kësaj dite shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi.  Dita e Shën Gjergjit nuk ka të bëjë ekskluzivisht me popullin shqiptar.  Ka zona që mundohen ta mitizojnë këtë ditë dhe diçka e tillë është shfaqur diku pas ardhjes se krishtërimit në trevat e Ballkanit dhe Azisë së Vogël.

Të gjithë popujt e Ballkanit (sidomos ata të përkatësisë fetare ortodokse) e festojnë këtë festë (Djurdjevden në Serbi, Hidireles në Turqi etj).  Kjo festë, e cila i ka gjurmët nga lashtësia ilire është diçka që festohet edhe nga popujt e Evropës Perëndimore, por në mënyrë më moderne. Bazuar në kalendarët kanonikë ortodoksë, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli.

Shën Gjergji dhe Skënderbeu

Meqënëse ka lindur brenda kësaj periudhe, emri Gjergj iu vendos heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405. Për këtë arsye, dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane, madje edhe ajo e krishterë kremtohet ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo festë duket se ka më shumë karakter kombëtar dhe kulturor më shumë sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë me Gjergjin e Madh të Kastriotëve, “mbretin e madh” sipas gojëdhënave.

Ardhja e krishtërimit siç duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë dhe për t’i duruar ia vunë emrin Shën Gjergj. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshëm, të cilët ndërtoheshin për evliatë, hoxhallarë, shehlerë apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t’i qëndruar besnikë traditës ìa përshtatën edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Festa në Kosovë p.sh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit.

Ja si përshkruhet një ditë e Shën Gjergjit

Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi etj. Sipas traditës ditën e Shën Gjergjit duhet të zgjoheshe herët në mëngjes, të laheshe dhe pastaj varej kungulli i egër në qafë, që zakonisht përgatitej nga nënat  (bëhej nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë). Më pas shkohej rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit laheshin degët e shelgut dhe fytyra. Degët e shelgut çoheshin në shtëpi, duke pasur kujdes që të mos prekej toka dhe më pas këto degë vareshin në portën e shtëpisë.

Dita e Shën Gjergjit në këndvështrimin Islam

Allahu i Lartësuar thotë: “Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” [Dharijat 55].

Ibn Kethiri (Allahu e mshiroftë) thotë: D.m.th, ata që kanë dobi prej këshillave, janë ato zemra besimtare. [Tefsir ibn Kethir].

Nisur nga ky ajet fisnik si dhe nga fjala e Profetit (alejhi salatu ues selam) që thotë: “Feja është këshillë.” [Ebu Daud me nr 4944]. do të mundohemi të sqarojmë këndvështrimin Islam sa i takon kremtimit apo festimit të ditës së Shën Gjergjit.

Është realitet se në vendin tonë përveç  festave me karakter fetar, njerëzit synojnë çdo ditë e më shumë edhe festat me origjinë pagane (dita e verës, dita e novruzit, dita e shën gjergjit etj).

Shumë Myslimanë i kremtojnë këto festa (për hir të festës, ngrënijes dhe pirjes) duke ndjekur kështu  hapat dhe gjurmët e jobesimtarëve. Në këtë kontekst vërtetohet ekzaktësisht fjala e Profetit (alejhi salatu ues selam) që thotë: “Ju do të ndiqni traditat e popujve që jetuan para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi, derisa nëse do të hynin në folenë e një hardhuce edhe ju do shkonit pas tyre. Ata thanë: O i dërguari i Allahut! Cifutët dhe të Krishterët? Ai tha: E kush tjetër veç tyre? [Buhariu me nr 7320].

Ndër festat që kremtohen me të madhe, sidomos në zonat e veriut të Shqipërisë është dhe Dita e Shën Gjergjit.

Është paksa paradoksale por fatkeqësisht realitet që e bën të nevojshme të flasim për gjykimin e kësaj feste. Shumë Muslimanë nuk i pengon dhe nuk i vë në sedër edhe emri jo ISLAM i kësaj feste, për ta kremtuar atë.

Logjika e festimit të kësaj dite (Shën Gjergjit)

Dita e Shën Gjergjit  festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Pra nënkupton një ndarje mes stinëve dhe daton me 5 maj sipas disa krahinave shqiptare dhe vazhdon deri me 15 maj.

Është interesant fakti se në disa treva Shqiptare (që njihen për kremtimin e kësaj feste) synohen tyrbet ose vendbanimet e lashta (të braktisura).

Historiku i kësaj feste?

Gjurmët e kësaj feste shkojnë larg në lashtësinë ilire, atëherë kur ata besonin në shumë përëndi. Ardhja e krishtërimit si duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë të tyre dhe per t’i duruar (ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve të vjetra nën petkun e fesë së re) ia vunë emrin Shën Gjergj.

Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliat, shehleret apo dervishët e devotshëm.

Shqiptarët për t’i qëndruar besnik traditës u munduan që këtë festë pagane ta përshtatin me fenë Islame. në Kosovë psh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve, në prani të të cilave prehet apo theret qengji.

Ritet e kësaj feste

Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.

Gjithashtu: Ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar heret në mëngjez, të lahesh pastaj të varësh kungull të egër në qafe që e pergatisin nënat zakonisht (bëhet nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë); pastaj shkojnë rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, pastaj tek mulliri dhe tek lugu i mullirit për të larë degët e shelgut, fytyrën, dhe degët i sjellin në shtëpi por sipas tyre duhej patur kujdes se mos të prekej toka, pastaj këto degë vareshin në portë të shtëpisë.

Pastaj bëhej edhe një ritual tjetër ku dilnin fëmijët në një kodrën, groponin rreth ndonjë druri deri sa zbulonin ndonjë rrenje, hiqnin dheun dhe bënin një si kanal që të përbihen nën rrënjë të drurit.

E shumë rite të tjera që tregojnë kotësinë e këtij kremtimi.

Dita e Shën Gjergjit në trevat Shqiptare

Në Shqipëri më shumë festohet në zonat veriore aty ky dimri është i gjatë. Në trevat e Kukesit festohet majë bjeshkëve në fshatrat kufitare me Kosovën. Festa në Kosovë psh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit.

Në qytetin e Prizrenit psh. festohet me 5 maj që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë “Karabash” (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit sepse aty në atë fushë gjenden vorrezat e vjetra të qytetit, por njerëzit ulen aty dhe s’e kanë pasur kurrë bezdi, sepse ka vetëm rrasa të vjetra. Aty hynin banorët e qytetit dhe të rrethit dhe kërkonin shpëtim duke lënë ndonjë lek apo duke pirë ujin e tyrbes.

Nga ajo që u përmend më lart dalim në këto konkluzione:

  • Dita e shën gjergjit është festë pagane dhe si e tillë nuk i takon një Muslimani ta festojë atë. Muslimanët nuk kanë festa të tjera përpos festës së Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit. Festa të tjera konsiderohen të shpikura dhe nuk lejohet kremtimi i tyre. Por kur ato kanë prejardhje pagane, ndalimi bëhet edhe më i rëndë.

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prejt ij) thotë: ““Kur i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) mbërriti në Medine, banorët e saj festonin dy ditë në të cilat loznin dhe dëfreheshin. Ai u tha: Çfarë janë këto dy ditë? – Ata thanë: Janë ditë në të cilat loznim dhe dëfreheshin në kohën e injorancës (para Islamit). – I Dërguari i Allahut (alejhis salatu ues selam) u tha: Vërtet Allahu ua ka zëvendësuar ato dy ditë me dy ditë të tjera më të mira: Ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit.” [E saktëson Albani në “Vargu i haditheve të sakta” me nr. 2021].

Ky hadith është tekst i qartë se kremtimi i një feste kërkon argument siç ndodh edhe me adhurimet.

Ibn Kajjim el Xheuzije ka thënë: Muslimanëve nuk u lejohet të jenë pjesmarrës në festat e idhujtarëve dhe kjo sipas mendimit unanim të dijetarëve. Këtë e kanë shprehur të gjithë juritët e katër medhhebeve në librat e tyre.

Bejhakiu përcjell me zinxhir të saktë se Umer bin Hatabi ka thënë: Mos hyni në faltoret e jobesimtarëve në ditët e festave të tyre sepse zemërimi i Zotit zbret mbi ta.

Gjithashtu ka thënë: Largohuni nga armiqtë e Zotit në festat e tyre. [Ahkam ehli edh Dhimeh 1/723-724].

  • Është festë që ka kaluar tek të krishterët duke marrë dhe emërtimin e tyre. E si mundet që një Musliman të mashtrohet dhe të kremtojë një festë të tillë? Injoranca e theksuar rreth normave të fesë, por edhe keqorientimet e disa pseudohoxhallarëve, e kanë çuar popullin Musliman Shqiptar, në këto orientime të gabuara derisa kemi arritur të shohim Muslimanë që shkojnë kërkojnë derman (shërim, zgjidhje problemesh) tek kisha e Shna Ndout në Laç.
  • Është festë e përzier me zakonet dhe adhurimet pagane. Asnjëherë nuk mund të shkojnë bashkë Islami dhe idhujtaria, monoteizmi dhe politeizmi, e mira dhe e keqja, drita dhe errësira. Parimet Islame janë të qarta, sqaruese dhe të ndërtuara mbi baza të shëndosha.
  • Në këtë ditë praktikohen rite të ndaluara, që në fenë tonë koniderohen shkatërruese për besimin siç është therja e Kurbanit për dikë tjetër në vend të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.  [En’amë 162-163].

Ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) e ka mallkuar atë njeri që bën kurban për tjtërkënd veç Allahut duke thënë: “Allahu e mallkoftë atë që bën kurban për dikë tjetër veç Allahut.” [Vargu i haditheve të sakta me nr 3462].

  • Pa lënë mënjanë dhe shthurjet morale që ndodhin pikërisht në këtë festë për shkak të përzierjeve mes dy gjinve, konsumimit të alkolit etj.

Pas gjithë këtyre fjalëve që u përmendën, a i mbetet një Muslimani që i ka besuar Allahut si Zot, Muhamedit (alejhi selam) si Pejgamber dhe Islamit si fe, që të shkojë dhe të kremtojë festa të tilla. Besimi është gjëja më e shtrenjtë për Muslimanin dhe atë ai nuk duhet ta shkatërrojë atë duke ndjekur epshin dhe dëshirën e një dite dhe të fitojë në këmbim zemërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër.