Dibra është qarku i radhës që ka përmbyllur procesin e numërimit. Ndryshe nga qarqet e tjera, Dibra ka rezultuar të jetë më e balancuar me dy paritë e mëdha PD e PS që kanë marrë nga dy mandate.
Megjithatë, edhe në këtë qark, socialistët kanë arritur të marrin më shumë vota, duke siguruar 34.42% të votave. Ndërsa 29,49 % e dibranëve kanë votuar për PD.
Ndërkohë edhe dy partitë e tjera, PDIU e LSI janë ndarë me nga një deputet. Por duhet theksuar se për numër votash, PDIU është forcë e tretë në këtë qark duke arritur të sigurojë 17, 51% të votave kundrejt 17,19 % të votave që mori LSI.
PS
- Ilir Beqja
- Almira Xhembulla
PD
- Dhurata Çupi
- Xhemal Xhunkshi
PDIU
- Reme Lala
LSI
- Përparim Spahiu