Një 58 – vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Dibrës pasi punonjësit e OSHEE kishin konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, direkt nga shtylla e tensionit.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F.D, 58 vjeç, banues në fshatin Grevë të Dibrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhje e Energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.
/bulqizaime.al/