Detaje të reja nga hetimet, droga e kapur në Mat mbi 2 ton e 50 kg

366

Zbardhen të tjera detaje nga droga e sekuestruar dje në një tunel të Matit. Burime nga prokuroria pohuan se dje në fshatin Rreth-Bazë janë gjetur plot 2 ton e 55 kg drogë.

Të njëjtat burime pohojnë se një person është arrestuar, ndërsa ende bëhet i ditur ende identiteti i tij. Po ashtu, në kërkim është shpallur dhe një tjetër person.

Sakaq, fill pasi u zbulua sasia e drogës nisën hetimet për ngjarjen, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako shkarkoi dje nga radhët e policisë disa punonjës policie të Kurbinit dhe Lezhës, pasi favorizuan mbjelljen e kanabisit.