Deklarata e parë e Haradinajt pas lirimit

333

”U refuzu kërkesa për ekstradim, tash jam i lirë, me u kthy në Kosovë”

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, ai ka dhënë një deklaratë për media.

Haradinaj tha se tani është i lirë të kthehet në Kosovë.

”Për ju media, u refuzu kërkesa për ekstradim, tash jam i lirë, me u kthy në Kosovë, shpresoj që mbërrijë sot në Kosovë, janë 4 muaj kohë, nuk janë pak, shqiptarët kanë fituar, gjithë e kemi pasë energjinë, ka ndodhë ajo që ka dasht me ndodhë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

https://www.facebook.com/RTV21portali/videos/1232204833543987/