De Biasi: Me Italinë luajtëm mirë

473

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, foli ditën e sotem në konferencën për shtyp në Durrës, për sfidën e djeshme kundër Italisë.

De Biasi tha se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të kënqashme përballë italianëve, por duhet të kishim finalizuar në mënyrën e duhet rastet që u krijuan.

“Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje taktikisht të mirë dhe në momente të veçana ka munguar finalizimi. Edhe në mbrojtje mendoj se kemi bërë mirë duke parë kundërshtarin që kishim përballë. Duke iu referuar mbrojtjes me Veselin dhe Ajetin patën performancë të mirë dhe pse patëm mungesa në mbrojtje ky sektor arriti të bëjë një mbulim të plotë pavarsisht rasteve të golit. Në përgjithësi vlerësoj faktin se lojtarët u përgatitën mjaft mirë. Kishim përballë një skuadër kompakte që ka parametra teknik dhe taktik. Duke iu referuar statistikave, shohim që ka 15 faulle nga ne dhe 14 nga italianët, por arbitri ka nxjerrë 5 kartonë të verdhë për ne dhe 0 për ata. Kemi aplikuar 3 skema taktike dhe ndjej keqardhje për mënyrën se si pësuam golin e dytë. Kishim një rritje të lojës në fund të takimit. Është shumë e rëndësishme që ajo që mungoi ishte goli, për faktin e administrimit të topin kemi qënë diku afër me italianët.

Përsa i përket problemeve me Xhakën dhe Abrashin, De Biasi tha se lojtarën kanë pasur probleme fizike.

 “Nuk ka asnjë lloj refuzimi nga Xhaka pasi ka probleme, ndërsa Abrashi ka probleme fizike me gjurin dhe kjo e kushtëzoi. Përsa i përket të ardhmes së tyre, nuk ka asnjë të vërtetë dhe asnjë hamendësim për sa i përket rikthimit të tyre”

Gjithashtu, tekniku kuqezi sqaroi dhe njëeherë të ardhmen e tij në krye të stolit kuqezi ai tha se do ta bisedojë me presidentin.

“Është keqkuptuar pyetja e kolegut gazetar italian. Nuk kam thënë asgjë për një largim të mundshëm apo diçka tjetër. Kam thënë që do të pres të zbardhi dita për të biseduar me presidentin për atë që ndodhi me tifozët. Unë kam një të metë të madhe, që mbaj mend shumë. Mendoj që gjatë Europianit, tifozeria shqiptare bashkë me grupin ka bërë diçka shumë të madhe dhe të bukur. Besoj dhe shpresoj të vazhdoj kështu për ta ndihmuar grupin dhe jo për ta dëmtuar atë” tha De Biasi.