Burrel/ Banorët ankohen për ujërat e zeza, asnjë reagim nga autoritetet

490

Banorët e Burrelit ankohen për të disatën herë se situata me ujërat e zeza që dalin nga burgu i sigurisë së lartë nuk ka ndryshuar aspak.
Banorët thonë se prej 20 vitesh është premtuar nga ish Bashkia e Burrelit dhe sot ajo e Matit, për eliminimin e këtyre ujrave të zeza por deri tani nuk është zgjidhur.

Banorët shprehen se e kanë të pamundur të hapin dritaret e shtëpive pasi e gjithë lagjia është e ndotur.

Temperaturat po rriten dhe sipas specialistëve ky është një burim infenksioni për të gjithë këtë zonë si dhe për kalimtarët e tjerë.

Në rrugën në fjalë kalojnë edhe kortezhet mortore të cilat shkojnë në varrezat e qytetit që duhet të përballen me këtë ndotje. Ndërkaq, nga ana e Shërbimit të Higjenës, nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë problem.