Gjatë mesditës së sotme janë vërejtur dy vatra zjarri në pyjet e fshatit Zerqan dhe Valikardhë. Zjarri i ndihmuar edhe nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetra hektarë pyje, dushku dhe shkurre.
Fillimisht zjarri u diktua nga banorët e zonës të cilët njoftuan bashkinë Bulqizë dhe Shërbimin Zjarrfikës. Këta të fundit ndihmuar edhe nga banorët, arritën që të izolonin zjarrin, flakët e të cilit kishin shkuar deri në 200 m larg shtëpive të banimit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Bulqizës, ku është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri. Ky është rasti i tretë brenda pak javëve që janë vërejtur vatra zjarri në pyjet dhe kullotat e kësaj zone.
/bulqizaime.al/