Bulqizë, rrëzohet nga shtylla, humb jetën elektricisti

4319
Vendi i ngjarjes në fshatin Kovashicë të njësisë administrative Shupenzë. Foto: Defrim Karaj

Një elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës në fshatin Kovashicë të Bulqizës.

Gjatë punës, elektricisti ka rënë nga shtylla elektrike dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ylli Boba, 32 vjeç, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën.

“Ju njoftoj se shtetasi Ylli Boba, si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

OSHEE dhe OSSH janë ndër ndërmarrjet publike me më shumë aksidente të rënda në punë.