Bulqizë/ Protestuan në minierë, shkarkohen nga puna (Video)

653

Dy minatorë të kompanisë koncensionare ACR në Bulqizë, Bajram Duka dhe Ferat Kurti janë shkarkuar nga puna. Sipas tyre, ato janë shkarkuar sepse para disa ditësh, bashkë me minatorë të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, ku kërkonin vjetërsinë në punë, statusin e minatorit dhe rritjen e pagës.

Në videon e postuar nga Organizata Politike, Bajram Duka, shprehet se ka qenë protesta që ata kanë zhvilluar, arsyeja që drejtori i Minierës së Bulqizës, Edmond Xhafa i ka shkarkuar nga puna. Ai shprehet se ka punuar prej 34 vitesh në Minierën e Bulqizës, ku dhe ka pësuar disa aksidente gjatë punës. “Ndërsa sot ndëshkohemi pse kërkojmë të drejtat tona. Sot jam vetë i pesti në shtëpi, pa as edhe një të ardhur” – deklaron ai.

Ferat Kurti shprehet se fajtore për gjendjen ku ndodhen sot minatorët e Bulqizës është sindikata e punëtorëve që është në heshtje totale. Ai shprehet se është shkarkuar menjëherë pas protestës , ku ka deklaruar se sindikata, po na vret çdo ditë, fizikisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht.

/bulqizaime.al/

https://www.facebook.com/orgpol/videos/1213672992091551/