Bulqizë/ Pranga 21- vjeçarit, dhunoi babain dhe i gjendet kanabis

488

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi i Mikel Bici, 21 vjeç,  banues në Bulqizë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babait të tij shtetasit F.B, 46 vjeç, (i dënuar më parë për veprën Dhunë në familje).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë  nga ana e policisë, shtetasit Mikel Bici, i  është gjetur dhe sekuestruar një sasi  lëndë narkotike në formë boçeje  e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat  penale “Dhunë në familje”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga nenet  130/a, 283,  të Kodit Penal.

/bulqizaime.al/