Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident pas mesnatës në Bulqizë. Sipas “News 24” të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj që ishin duke u kthyer nga mbrëmja e maturës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur “ura e Vocit”.
Njëri prej të plagosurve, për shkak të gjendjes kritike është nisur me helikopter drejt Tiranës mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë maturanti tjetër ka marrë dëmtime të shumta, por po mbahet në Spitalin e Peshkopisë.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, kjo edhe për faktin se djemtë mund të kishin konsumuar alkool.