Bulqizë/ Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet 22-vjeçari

370

Kundërshton me dhunë dhe kanosi punonjësit e policisë, për të mos i vendosur masë administrative, por arrestohet i riu.

Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Dibër,  kan arrestuar 22 – vjeçarin, Hasan Toska,  banues në  Bulqizë, (I dënuar më parë për  veprat penale  Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe Vjedhje me dhunë).

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Dovalan”, e ka kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për  ti mos vendosur  masë  administrative, punonjësit e policisë rrugore,  pasi këta të fundit e kishin konstatuar duke lëvizur me mjetin  e tij me targa AA591NF, me perde në pjesën e mbrapme të xhamave të mjetit, në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.