Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur në fshatin Fushë Bulqizë, ku është vendosur një sasi eksplozivi në një mjet luksoz, në pronësi të një biznesmeni kromi.
Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit “Audi Q7”.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:
Në afërsi të banesës së shtetasit Faik Dedja, rreth 54 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/bulqizaime.al/