Bulqizë, “Bëj një familje të lumtur për fundvit”

645

Nën moton “Bëj një familje të lumtur për fundvit” një grup të rinjësh nga Bulqiza u gjendën pranë familjeve më në nevojë që ka rrethi i Bulqizës, duke shpërndarë pako me ndihma në ushqime, lodra për fëmijë, veshmbathje dhe materiale shkollore. Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë e mundur falë vetorganizimt të të rinjëve dhe me mbështetjen financiare të biznesit të zonës dhe jo vetëm.

Familjeve në nevojë që u vizituan nuk u mungonin kushtet normale të ekzistencës, por ato të domosdoshmet. Një fëmijë që lind i duhet të rritet në një banesë që zor se mund të quhet e tillë, me prindër të papunë dhe i rrethuar nga një shoqëri që e mëshiron gjithë kohës.

Çfarë ëndërrash mund të ketë një fëmijë i tillë? Me çfarë dëshirash mund të rritet? Realiteti i sotëm i këtyre familjeve e konkuron fuqishëm realitetin migjenian.

Shpërndarja e këtyre ndihmave në afro 30 familje nuk do ti nxjerr nga situata e vështirë ekonomike ku ndodhen, por së paku në këtë fundvit ju solli një buzëqeshje në fytyrën që pasqyron lodhje dhe vuajtje.
Në familjet e vizituara gjeje një shumllojshmëri problemesh, nga ata që kishin probleme mendore, fëmijë të sëmurë dhe probleme strehimi.

Ka edhe shembuj të tillë si i dy vëllezërve Dama në Zall Sopot të Bulqizës, që pas 11 vitesh jetese nëpër bunkere dhe çadra, falë kontributit të biznesmenit Shpëtim Puca, këtë fundvit do ta kalojnë në shtëpinë e tyre të re.
Në Bulqizë nuk janë të pakta ndihmat që shpërndahen tek familjet në nevojë, por që vuajtjet e këtyre familjeve nuk kanë marrë ndonjëherë zgjidhje. Ndihma e një ditë nuk mund të zgjidh hallet e një viti, por humanizmi dhe dashuria për t’ju gjendur familjeve në nevojë nuk të varfëron. Dhe siç e përkufizonte Shën Nën Tereza, “Bashkë bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Një falenderim shkon për të gjithë kontributorët, pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishte e mundur shpërndarja e ndihmave. Administratorin e kompanisë “Egi – K” Sh.P.K, Z. Eduart Keta që ju përgjigj pozitivisht thirrjes për të ndihmuar në këtë nisëm. Deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Z. Përparim Spahiu; Drejtrorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës – kanalizime Bulqizë, Z. Nedion Muça; stomatoleges Ilda Cami nga Smile Dental Clinic; Znj. Jonida Daxha nga Albsig Bulqizë; Klodian Rama dhe Dylber Sejdi për dhuratat e përgatitura; Veap Halili për rrobat dhe mjetet shkolllore të dhuruara për familjet në nevojë; kompanisë ALB-MI dhe BRISEL Sh.P.K që vuri në dispozicion dy makina për të transportuar ndihmat në të gjithë territorin e rrethit të Bulqizës. Glenisës, Joridës dhe Drilonit për pakot me ndihma që përgatitën; Mariglen Qorri për ndihmat e mbledhura në qytetin e Durrësit. Bashkë bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!

Dhe në fund, por kurrsesi për nga rëndësia, FALEMINDERIT të rinjëve që morën pjesë në mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave #Sami #Keli #Fjori#Selman #Lulzim #Aleksandër #Jonida #Daniela #Mariglen. JA DOLËM!

/bulqizaime.al/

https://www.facebook.com/bulqizaime/videos/2021633671438169/