Një vajzë 13 vjeçare është aksidentuar ndërsa ishte duke luajtur në këndin e lojërave në Bulqizë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.
Vajza 13 vjeçare M.B, ishte duke luajtur tek makinat me korent, dhe ka dëmtuar këmbën në pistë.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, 13-vjeçarja është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
/bulqizaime.al/