Rreth orës 15:40 të kësaj të hëne, një 31 – vjeçar është plagosur në zonën mineralmbajtëse D në Bulqizë. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në fushën ku grumbullohet minerali, në zonën D të minierës.
Kamioni i cili bën transportin e mineralit, gjatë shkarkimit, i është shkëputur kriku që bën ngritjen e kazanit. Si pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i dëmtuar këmbën shtetasit Hekuran Alla, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
31- vjeçari Alla, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
/bulqizaime.al/