Bulqizakët “kërdinë” me pensione të pa meritura

472

Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 10 persona.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.L, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka mashtruar me dokumente në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Neni 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Z.Z, në Peshkopi, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan, materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.Zh, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen H.B, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Sh.K, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension 7 vjet. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen N.L, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin P.L, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Sh.H, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet  191 e 145 të  Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.L, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet  191 e 145 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.O, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Neni 191 e 145 të Kodit Penal.

/bulqizaime.al/