“Bulqiza n’festë”… shet birrë tek dera e xhamisë

2528

Kryetari i Bashkia Bulqizë, Lefter Alla ftoi banorët e qytetit që ti bashkoheshin dy netëve festive, me muzikë dhe argëtim. “Bashkia Bulqizë organizon koncert festiv 2 ditor për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në qytetin tonë.” thuhet në njoftimin publik të bashkisë.

Vendi për zhvillimin e kësaj feste u caktua parku përballë xhamisë së qytetit. Por kjo do të krijonte një shqetësim tek besimtarët mysliman, pasi në hyrje të xhamisë, ishin ngritur tenda për shitjen e birrës.

Në Islam janë haram të hahen dhe të pihen të gjitha ato gjëra që të heqin (trullosin) mendjen, helmojnë trupin ose që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Për këtë arsye, feja Islame ka ndaluar çdo lloj pije dehëse. Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, në një reagim në rrjetin social Facebook, do ta konsideronte një veprim të tillë “turp të madh”. 

Besimtarët dhe qytetarët e kanë quajtur të papranueshme, duke ngritur shqetësimin se një veprim i tillë i organizatorëve, nuk duhet të kishte ndodhur. Për këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.