Ekipi i Bulqizës ka humbur sërish me rezultatin 4 me 0 në ndeshjen përballë ekipit të Vorës. Kjo është java e dytë për sezonin 2022-2023 në Kategorinë e Dytë, ku ekipi i Bulqizës renditet në fund të tabelës me zero pikë.
Janë 11 ekipe në grupin A të Kategorisë së Dytë. Ekipi i Vorës arriti të shënonte dy gola në pjesën e parë nga Magani dhe Xhemalaj, dhe dy gola nga Mema dhe Nikolla në të dytën. Ndeshja u luajt në kompleksin e kombëtares në Kamëz.