BMW prezanton modelin M4 CS që ka 460 kuajfuqi (Foto)

337

Modelin e ri M4 CS, që duket sikur të jetë makinë për pista garash, BMW e ka prezantuar në Shangai Auto Show 2017 që po zhvillohet në Kinë.

Me fuqinë nën kapak dhe strukturën e lehtë, makina i ka arritur pritjet meqë prej qëndrimit në vend deri në 100 kilometra në orë, ia del të arrijë për 3.9-sekonda.

Pritet të shihet nëse ky model, do t’ia kalojë paraardhësit M4 GTS që 700 njësi i ka shitur brenda muajit.