Prej disa orësh, rruga e Arbërit është e bllokuar, si shkak i shembjes së një masivi dheu në rrugën alternative të qafë Murrizit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ky aks rrugor është i pakalueshëm. “Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj. Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.
Mësohet qe dhjetra automjete që ishin nisur drejt Tiranës dhe Dibrës janë bllokuar në rrugë.