Bayern Munich po mendon për të gjetur pasardhësin e Xabi Alonsos. Kampionët e Gjermanisë po vëzhgojnë Granit Xhakën për rolin e organizatorit në qendër të mesit të fushës.
Sinjalet e para i ka dhënë Ottmar Hitzfeld, sipas të cilit përveç bavarezëve, emri i 24-vjeçarit përflitet edhe në klubet e tjera më të mëdha europiane.
“Nuk ka dyshim që Xhaka është në radarët e Bayernit. Graniti është një lojtar që po vazhdon të rritet dhe mbahet nën vëzhgim edhe nga klubet e tjera të mëdha në kontinent”, tha Hitzfeld.
Pas transferimit te Arsenali gjatë verës, për shifrën e 40 milionë eurove, por ai ende nuk ka mundur të përshtate me futbollin anglez.