Bashkë për Bulqizën!

1042
Spitali Bulqizë

Çdo kush mund të bëhet pjesë e nismës për mbledhjen e fondeve për sjelljen e pajisjeve mjekësore nga projekti C. U. R. E në Spitalin e Bulqizës! Edhe 1$ vlen shumë.

Fondacioni “Keta 4Kids” i drejtuar nga vëllezërit Ismail dhe Gjetan Keta, është vendosur në kontakt me projektin Amerikan C.U.R.E. Projekti C.U.R.E, një organizatë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të dhurojë për Spitalin e Bulqizës, një konteiner me mbi 500 mijë dollarë ndihma në pajisje spitalore. Ky projekt shpërndan pajisje mjekësore kudo, pasi mbledh dhurime të vogla nga qytetarët deri 1 dollar e më shumë.

Për sjelljen e kontenierit me ndihma në Bulqizë dhe pagesat doganore, kërkohet një shumë e konsiderueshme parash. Për këtë “Vëllezërit Keta” me fondacionin në ndihmë të fëmijëve “Keta4kids” do të nisin një fushatë për mbledhje fondesh.

Transporti i tyre nga USA për në Shqipëri kërkon një shpenzim prej 23 000$.

Kërkohet kontributi duke filluar nga 1$ i çdo banori të Bulqizës dhe jo vetëm, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, për të mundësuar që kjo sasi jo e vogël pajisjesh mjekësore të arrijë në destinacion, Spitalin e Bulqizës.

Ndaj për t’ju krijuar një mundësi më shumë, përveç llogarisë që ka hapur Fondacioni “Keta 4Kids”, është krijuar edhe llogaria në gofundme.com, për t’ju krijuar mundësinë që pavarësisht se ku ndodheni nëpër botë, mjafton të keni një kartë krediti dhe një kompjuter/ipad/telefon në dorën tuaj, dhe për një minutë mund të jepni ndihmën tuaj në vlerën që mundeni.

Fondacioni “Keta 4Kids” ju falenderon për pjesëmarrjen tuaj në këtë kontribut në ndihmë të Spitalit Bulqizë.

Kliko këtu për të shkuar në Gofundme.

Dhurimi direkt në numrin e llogarisë së Fondacionit “KETA 4KIDS”
Stadtsparkasse München
IBAN DE55 7015 0000 1005 5905 16
BIC SSKMDEMMXXX.