Basha: Vendimi ynë nuk ndryshon, vetëm qeveri teknike

326

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar sot nga çadra e protestës se kërkesa e opozitës nuk ndryshon: Vetëm qeveri teknike!

“Droga nuk mbiu nga shiu dhe nuk u rrit nga dielli, – tha Basha. – Kriminelët në institucione i solli Edi Rama për të mbajtur pushtetin e tij politik dhe shkatërroi institucionet shqiptare, ekonominë dhe mbushi Shqipërinë me drogë.

Këtë ne e kemi denoncuar që ditën e parë, por sot SHBA dhe Be, në raportet e tre më serioze e kanë konstatuar të zezë mbi të bardhë gjendjen dramataike të vendit.

Krimi dhe droga janë dy arsyet e jashtëzakonshme për zgjidhje të jashtëzakonshme ndaj kërcënimit të jashtëzakonshëm. Kërkesa jonë, vendimi ynë nuk ndryshon: Vetëm qeveri teknike!”

Më pas, Basha prezantoi mbështetjen e protestës nga një mik i Shqipërisë, që kishte ardhur në çadër: “Miku i Shqipërisë, deputeti austriak Michael Hammer na bashkohet sot në Sheshin e Lirisë,” tha kreu i opozitës.

Michael Hammer, kreu i komitetit për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura dhe deputet në parlamentin austriak nga Partia Popullore Austriake), tha në fjalën e tij:

Kur kam ardhur në Shqipëri, kam pasur takime edhe me kryetarin e atëhershëm të PD-së, Z. Sali Berisha si dhe me z. Lulzim Basha.

Kam vënë re sesi Shqipëria është zhvilluar dhe jam i lumtur që ta mirëpresin drejt Bashkimit Europian. Kjo ka qënë një periudhë e mirë për Shqipërinë dhe shpresoj që një periudhë më e mirë të vijë dhe dëshiroj që si Kryeministër të ardhshëm të kemi zotin Lulzim Basha.

Theksoj se elementi më i rëndësishëm në një demokraci janë zgjedhjet e lira. Nuk është një e drejtë, por detyrim për qytetarët që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Siç po shihet, besimi për qeverinë aktuale nuk ëhstë aq I madh ndaj ka ardhur moment të gjejmë një alternativë tjetër për zgjedhje të lira dhe e vetmja alternativë është një qeveri teknike.

Vendi im është një mbështetës shumë i fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin dhe ne jemi për një Shqipëri europiane sa më shpejt.”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1467636736620836/