Kreu i opozitës Lulzim Basha po zhvillon një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, në hotel “Rogner”.
Mësohet se takimi mes tyre ka nisur rreth orës 10:00 dhe i pranishëm është edhe ambasadori suedez në vendin tonë, Johan Ndisi.
Margot Wallstrom po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Gjatë ditës ë djeshme, ajo u takua me homologun shqiptar Ditmir Bushati. “Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës”, tha Wallstrom.