Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hapi fushatën në Qarkun e Dibrës, ndërsa përsëriti kërkesën ndaj Edi Ramës për të dalë në një debat televiziv përpara shqiptarëve, për gjendjen e vendit.
Basha: “Dje ia thashë nga Fieri sot ia përsëris nga Dibra ftesën për debat të drejtëpërdrejtë televiziv, le të na dëgjojnë dibranët e shqiptarët. Kush është bilanci yt dhe i imi, kush është programi yt, dhe ai i republikës së re. Mos ia moho shqiptarëve debatin, përgjigju dhe eja në debat”
Kryetari i PD-së hapi fushatën elektorale sot në Dibër ku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë opozitën për të marrë qytetin e tyre në dorë. Sot pasdite në Dibër do të jetë kryeministri Rama dhe Basha i bëri një thirrje grave të Dibrës:
“Dua ti bëj një thirrje grave të Dibrës që të shkojnë në atë takim por jo si figurante por për ti bërë disa pyetje. Mos e lini të bëjë shfaqje, mos e lini të tregojë barcaleta, nuk mbushet barku me barcaleta. Pyeteni Edi Ramën ku është shëndetësia falas, vendet e punës, pyeten pse nuk i mbajti premtimet. Do të thotë se nuk kisha kohë. Ju gënjen, kishte kohë e para por kohën e harxhoi me ekspozita e debate e sulme ndaj opozitës nga mëngjesi deri në darkë në vend që të punonte për ju.
Para qytetarëve dibranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Republika e Re do të ketë një ekonomi të fortë për të pasur një shtet të fortë.
Basha premtoi se do të ishte “kryeministër i njerëzve punëtorë, familjeve në nevojë dhe jo kryeministër i palmave”, duke iu referuar Ramës
Basha: “Republika e vjetër u spraps. Skalionet e republikës së vjetër u përçanë. U përça Republika e Vjetër. E djathta është e bashkuar. Opozita është e bashkuar dhe vijmë me një sigël atë të PD-së. Sot Dibrën nuk e keni në dorë, ne do jua japim.