Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me tryezën e dialogut. Basha është shprehur se Rama duhet të caktojë negociatorin dhe të ulemi në tryezë.
“Nëse do dialog, ti cakto negociatorin, se do të takohemi për fatin e vendit, për zgjedhje të ndershme.
Nëse do të ndahesh sado pak nga krimi, ne kërkojmë një dialog të vërtetë.
Por kjo kërkon kurajo. Nuk të kërkoj të dorëzosh pushtetin, por të ndahesh nga krimi.
Tu japësh shqiptarëve të drejtën sovrane të zgjedhime votë të lirë
Ndaj ndahu nga krimi nga frika që ke për pazaret e kripura me krimin, cakto negociatorin të fillojë përgatitjet”, u shpreh Basha.
NGA FJALA E KRYETARIT TE PD
“Parullën e dikurshme “Pushteti buron nga gryka e pushkës” e kanë marrë dhe sot e kanë pasuruar: Pushteti buron nga armët e krimit dhe nga droga!
Këta nuk duan pushtet nga qytetarët, sepse nuk duan llogari nga qytetarët. Kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik jo me qytetarët dhe as me PS-në, por me llumin e shoqërisë shqiptare që i solli në parlament dhe i bëri drejtorë në postet më të rëndësishme.
Këta bëjnë gjithçka: Ata bëjnë emërimet në Dogana, Tatime, bashki, këta ndryshojnë planet urbanistike, këta fitojnë tenderat…Shqipëria nuk është në dorën e PS, por në dorën e krimit të organizuar me në krye Edi Ramën dhe një dorë ministrash të bërë njësh me krimin.
Kjo është arsyeja pse në vitin që lamë pas Shqipëria u bë vendi prodhues më i madh i kanabisit në Evropë dhe një vend kyç për shpërndarjen e heroinës dhe bazë rajonale për pastrimin e parave.
Këto nuk janë fjalët e PD: unë po citoj raportin e Europolit, organizatës së ngarkuar nga BE për të luftuar terrorizmin, unë po citoj raportin e DASH-it. Ky është realiteti, kjo nuk është fantazi.
T’i thua se jemi bërë për të qeshur dhe se bota po qesh me ne! I them jo, kryeministrit që sillet si klloun. Nuk është momenti të sillesh si palaço. Bota nuk po qesh me ne, por është e shqetësuar për ne. Se një vend anëtar i NATO-s që bllokoi trafikun e drogës dhe futi në burg banditët që ti po liron sot, se sot në krye të vendit është jo thjesht një i papërgjegjshëm , por një i korruptuar, që nuk kontrollon dot as territorin e vendit.
Si ndryshe mund të ndërtonin pista avionësh, kur shteti paska kontrollin e territorit?!
Si mund të nisen skafe natë për natë, kur shteti paska kontrollin e territorit?!
Si ndryshe nuk kalon një ditë e vetme pa u kapur tonelata droge, përveç faktit se Shqipëria ka humbur tërësisht kontrollit e territorit?!
Për shkak jo të policisë, por të Kryeminstrit të bërë njësh me krimin!
Ku i ke procesverbalet e shkatërrimit të drogës? Ku i ke? Prokurorët që ishin të pranishëm, sipas ligjit, ku i ke? Nxirri pra, se drogën nuk e ke shkatërruar por e ke korrur dhe e ke futur në hambarët e drogës me një si ai Perlat Çullhajt dje, që s’e arreston dot, se ti nuk arreston dot Eskobarin, se ata janë këmbët e karriges ku ulesh përditë.
Çfarë do të bësh me magazinat e Manzës? Me magazinat e Lezhës? E di ministri yt, 400 tonë drogë! Droga është vetë karrigia ku ti je ulur.
E ke lidhur fatin tënd me krimin, e ke lidhur fatin tënd me drogën, ndaj refuzon dialogun për qeverinë teknike. Votimi elektronik është Vetingu i vërtetë për politikanët shqiptarë. Pse e sabotove?
Kush nuk e do? Demokratët, socialistët? Të gjithë e duan përveç kriminelëve dhe pushtetarëve të lidhur me ta.
Mashtrues i kalibrit botëror siç je – në fakt të drejtë ke se të kemi lënë të livadhisësh 19 vjet. Sot mbushen 8 ditë që duhet ti, t’i përgjigjesh ftesës për dialog. Re dakord për të diskutuar mandatin e qeverisë teknike, për të nxjerrë të inkriminuarit nga institucionet.
Ne nuk duam pushtet në tavolinë, por duam që pushtetin ta vendosin me votë qytetarët shqiptarë. Dhe do ta kenë pa diskutim, harroje se mund t’ia mohosh këtë.
Kriminelë me damkë që hyjnë në derën tënde, Edi Rama, nuk është për të qeshur, është dramë, është turpi i Evropës.
Ti je turpi i Shqipërisë dhe kërcënim për Shqipërinë dhe rajonin.
Nëse ke vendosur ti shkosh deri në fund rrugës që ke nisur e t’i marrësh peng zgjedhjet,ky është kërcënimi numër një.
Nëse ka ardhur koha që të zhduket një parti politike, të siguroj se nuk është koha e PD, por e PPSH-së së lidhur me krimin e rilindur.
Je ti që do ta çosh PPSH-në e rilindur nga krimi drejt asgjësimit.
Ne nuk kemi asgjë për vëllezërit dhe motrat tona me bindje të majta apo të ndryshme, por ne nuk mund të pranojmë kurrë që për hir të atyre që mendojnë ndryshe nga ne, vendin ta qeverisin kriminelët.
Nëse do dialog, ti cakto negociatorin, se do të takohemi për fatin e vendit, për zgjedhje të ndershme..
Nëse do të ndahesh sado pak nga krimi, kërkojmë një dialog të vërtetë. Por kjo kërkon kurajo. Nuk të kërkoj të dorëzosh pushtetin, por të ndahesh nga krimi. T’u japësh shqiptarëve të drejtën sovrane të zgjedhin me votë të lirë. Ndaj ndahu nga krimi nga frika që ke për pazaret e kripura me krimin, cakto negociatorin të fillojë përgatitjet.
Ndaj nëse nuk ke guximin për t’u ndarë nga krimi me dialog, të marrësh përgjegjës që të takojnë atëherë. Shërbimi, ndarja jote nga krimi do të jete përballja me lëvizjen më të madhe popullore. Do të ndajmë ne ty nga krimi se ne nuk do të pranojmë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi as në Kavajë, as në Shqipëri kur krimi vendos dhe qytetarët rrinë duarkryq. Kjo është republika e vjetër që po shembet.”