*Nga Danjel Bica
Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor (SHERM) është një organizate jo-qeveriatre, jo-fitmprurëse, me qendër në Bulqizë dhe me veprimtari në gjithë vendin. Objekt i veprimtarisë të shoqatës është mjedisi, ndikimi në përmirësimin e mjedisit dhe të qënit vigjilent për politikat dhe legjislacionin mjedisor si dhe ndikimi i veprimtarive të subjekteve të ndryshme në mjedis në mjedis dhe komunitet, avokim dhe lobim për çështjet mjedisore me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes të qytetarëve, bizneseve dhe qeverisë lokale.
SHERM po zbaton projektin: Barazia ne vendimarrje dhe e drejta e inforimit për ceshtjet mjedisore Bashkia Bulqizë, ne kuadër të projektit PACT (Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit) implementuar nga ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike) i Finuancua nga Bashkimi Evropian Delegacioni në Shqipëri.
Projekti synon fuqizimin e rolit të shoqërisë civile për një menaxhim të qendrueshëm të mjedisit. Duke pasur parasysh profilin e zhvillimit ekonomik të Bulqizës (minierat e kromit dhe parqet natyrore), qeverisja e mirë e ceshtjeve mjedisore është themelore. Projekti do të punojë për të rritur informimin e aktorëve local, të shoqërisë civile dhe publikut lidhur me detyrimet e administratës publike dhe mundësive për të ushtruar presion mbi ta për një qeverisje të mirë. Projekti gjithashtu do të monitorojë plotësimin e këtyre detyrimeve, japë rekomandime konkrete për përmirësimin e politikave dhe praktikave dhe publikojë reagimin e bashkisë lidhur me këto rekomandime..
Qëllimi i Projektit & Zonat e Synuara
Objektivi i përgjithshëm: Të nxisim pjesëmarrjen dhe veprimin konkret të publikut në vendim-marrjen e institucioneve lokale për çështjet mjedisore.
Objektivi specifik: Të forcojmë rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit.
Rezultatet e pritshme:
R1. Shoqëria civile dhe autoritetet vendore më të ndërgjegjësuara dhe të përgjegjëshme për zbatimin me efektivitet të nismave mjedisore dhe ndërveprimeve me autoritetet kompetente.
R2. Qytetarët të informuar mbi dokumentet zyrtare lidhur me informacionin mjedisor, si dhe nënpunës të administratës publike të qartë për detyrimet që kanë ndaj qytetarëve dhe për të drejtën e informimit në zbatim të legjislacionit.
Grupet e synuara: Administrata Publike (Bashkia Bulqizë, Njësitë Administrative Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë). Shoqëria civile në Bulqizë (50 individë kontaktohen në takime dhe 700 nëpërmjet publikimeve).
Përfituesit përfundimtar: Komuniteti, subjektet që operojnë në Bulqizë, Qeveria Vendore dhe Qëndrore.