AUDIO E PLOTË/ “Bild”, dalin përgjimet e Gjiknurit me Ymer Lalën për zgjedhjet në Dibër

1575

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar të tjera audiopërgjime mbrëmjen e sotme ku dëgjohet ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, deputeti Xhemal Qefalia, Ymer Lala, por edhe shefi i policisë së Dibrës.

Në 10 audiopërgjimet e publikuara përfshihet edhe ish-ministri Tahiri.

Telefonata e parë e përgjuar përmban bisedën në telefon midis ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, Shefit të Policisë së Dibrës dhe Bekim Krashit, përgjegjësit të OSHEE për zonën, shkruan BILD. Në regjistrim, Gjiknuri dhe shefi i policisë përgëzojnë Krashin për strategjinë e tij për zgjedhjet për Partinë Socialiste.

Telefonata e dyte e audiopërgjimeve përmban bisedat e deputetit socialist Xhemal Qefalia me shefin e Policisë së Dibrës Robert Aga. Ky i fundit, pasi merr përgëzime dhe premtime nga Qefalia, ai i premton besnikërinë e tij Partisë Socialiste.

Në audiopërgjimin numër 3 përfshihen ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në atë kohë, shefi i Policisë së Dibrës Robert Aga dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Kjo bisedë mes të treve fokusohet te premtimet ndaj shefit të policisë, ndërsa ky i fundit e quan veten “ushtar” të Tahirit.

Në bisedën me numër 4 të publikuar nga BILD, dëgjohet të flasë Damian Gjiknuri për fitoren në Dibër. Tërmet e ka quajtur ish-ministri rezultatin e arritur. Bisedën e zhvillon me Ymer Lalën, të cilin Bild e prezanton si një person të dënuar për vrasje.

Në audiopërgjimin numër 5 dëgjohet sërish Ymer Lala, një person që BILD e prezanton si një bos mafioz duke folur për pamjet e filmuara nga mediat investigative për shitblerjen e votës. Në këtë përgjim Ymer Lala flet me nipin e tij Elio Lala.

Audiopërgjimi 6. Biseda e radhës është bërë në ditën e zgjedhjeve. Një person ka zbuluar disa vota nga familja e një prej aleatëve të PS që ka votuar për Sherefedin Shehun, kandidatin e PD në Dibër. Ai informon Ymer Lalën për këtë rast.

Në përgjimin me numër 7, Ymer Lala flet me një prej personave të bazës së socialistëve të përfshirë në skemën e shitblerjes së votës, sipas BILD.

Përgjimi 8. Në telefonatën e 8 te përgjuar, Ymer Lala në një bisedë me një numër të panjohur flasin për kthimin e kartave të identiteti pas përfundimit të procesit të votimit. BILD thotë se kjo është një mënyrë për t’i hequr mundësinë votuesve të PD për të marrë pjesë në votime.

Ymer Lala fton Gjiknurin për të takuar një grup personash. Biseda mes tyre vjen me kode.

Në këtë audiopërgjim, Ymer Lala flet me një grua, së cilës i thotë se do takojë një person të rëndësishëm, që gjermania BILD thotë se është Kryeministri Edi Rama. Pas këtij takimi të rëndësishëm, ai dëgjohet të thotë se do të zgjidhë problemet e tij.