Arrestohen katër persona në Dibër për kultivim të bimëve narkotike

3839
Foto ilustruese

Policia e Dibrës njoftoi të shtunën arrestimin e 4 personave të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, bimët narkotike ishin kultivuar në bregun e lumit “Drini i Zi” në fshatin Draj, Reç.

”Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: B.T, 35 vjeç, E.T, 37 vjeç, Rr.T, 27 vjeç, F.T, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall-Reç, Dibër” bëri me dije Policia.

Këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit “Drini i Zi”. Nga Policia bëhet me me dije se janë gjetur 100 rrënjë dhe se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet proceduriale për të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pak ditë më parë, Policia e Dibrës arrestoi katër persona të dyshuar se shpërndanin kokainë dhe kanabis në një lokal në qyetin e Peshkopisë.