Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu ish-gjyqtarin e Tiranës Ibrahim Hoxha.
Një vit më parë, Hoxha u dënua me dy vite burg pasi akuzohej se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.
Gjykata e Apelit ka pezulluar dënimin dhe ka vendosur në shërbim prove ish- gjyqtarin e Tiranës, shkruan Lapsi.al
Hoxhës gjithashtu i është hequr për 5 vite e drejta për funksione publike.
Në një konflikt gjyqësor për një pronë, Hoxhaj i kishte premtuar njërës palë se do të mbante anën e tyre.
Hoxha kishte rënë në kontakt me një palë në konflikt gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar të mbante anën e tyre. Gjyqi do të zhvillohej më 3 maj të vitit 2016.
/bulqizaime.al/