Bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI i janë drejtuar përmes një shkrese KQZ, duke kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në linjë me një vendim të tillë ka qenë edhe Bashkia Klos.
Basir Çupa, kryetar i Bashkisë Klos u shpreh për Bulqiza ime se një hap i tillë është detyrim ligjor, respektimi i dekretit të Presidentit të Republikës.
“I kemi nisur në rrugë postare KQZ kërkesën tonë për respektimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe, në të tillë kushte lirimin e ambienteve të KZAZ-s dhe heqjen e listave të zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore ose institucione të tjera nën varësinë e Bashkisë Klos.” deklaroi Çupa.