Anëtarët e Këshillit Bashkiak Bulqizë, akuza bashkisë për situatën e zjarreve

485

Sitauata e krijuar muajn e fundit nga zjarret që kanë përfshirirë pyjet e Bulqizës, por edhe banesa ka ngjallur debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Bulqizë.

Siç transmetohet nga TCH, anëtarët e majtë dhe të djathtë e kanë akuzuar Bashkinë Bulqizë se menaxhimi i situatës nga ana e saj dhe Drejtorisë së Pyjeve ka qenë pothuajse zero.

Duke reaguar, nënkryetari i Bashkisë së Bulqizës, Adhurim Lika pranoi se situata është arlamante, por në shumë zona, tha ai, autoritetet e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen, transmeton TCH.

Ne si bashki, tha ai, i jemi drejtuar çdo ditë me informacione Prefekturës dhe Emergjencave Civile. Ndër të tjera, Lika tha se nuk përjashtohen edhe zjarrvëniet e qëllimshme, për të cilat, siç shtoi ai, janë njoftuar instancat përkatëse.

/bulqizaime.al/