Një raport i ri nga StatCounter deklaron se Android e ka tejkaluar Windows si sistemi operativ më i famshëm për kërkim në internet.
StatCounter është një mjet pa pagesë online që u lejon administratorëve të kontrollojnë trafikun e uebit, ngjashëm si Google Analytics.
Raporti është bazuar në një mostër prej mbi 15 miliardë shikime të faqeve në muaj. Ky raport nuk përfshin aplikacione ose përdorim të të dhënave si pjesë të rezultateve.
Në grafikonet e rezultateve, shihet se si është ndarë përdorimi i internetit brenda pesë viteve të fundit. Kështu, kuptohet se Windows ka pësuar rënie graduale si pajisja për kërkim në internet përderisa vëmendjen e ka marrë Android.
Vendet që më së shumti përdorin Android dalin të jenë shtetet në zhvillim, ku shumë njerëz përdorin pajisjet mobile për të kryer operacionet në ueb.
Në Amerikën veriore, përdorimi i internetit nga laptopët ose dekstopët është pak më i lartë se përdorimi në mobil.