Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë në Shqipëri për protestën e PD-së të planifikuar për 13 maj, dhe sygjeron që të shmangen zonat ku do të zhvillohet demonstrata.
Sipas ambasadës, protesta nis nga selia e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë.
Ambasada thotë se nga protesta preket edhe trafiku rrugor, ndërsa u kërkon qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë raportimet e medias.
Sipas deklaratës, “Ambasada e SHBA-së nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve apo interesave të SHBA”.
Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime.
“Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit”, – thuhet në njoftim.