Sipas informacioneve nga burimi i zinxhirit importues të furnizimit, Microsoft Surface Book i ri tashmë ka hyrë në prodhim dhe do të jetë tradicional.
Kompania thuhet se do të prezantojë prodhimin e ri deri në fund të këtij muaji, ose më së largu në muajin prill.Surface Book 2 do të jetë më i lirë se sa pararendësi i tij dhe çmimi startues do të jetë 1000 dollarë.
Ndryshe, Surface Book deri më tash ka mundur të blihet si tablet, ose laptop, por modelet e reja do të jenë laptop tradicionalë. Vendimi kësaj radhe është marrë pasi Microsoft nuk dëshiron që seria Book edhe më tej të përzihet me serinë Surface Pro.
Vitin e kaluar Microsoft ka shitur gjithsej rreth 500.000 pajisje Surface Book. Çmimi i lartë i pajisjes origjinale Surface Book ka ndikuar gjithsesi në shitje, andaj për këtë arsye Microsoft tash shpreson për shitje më të mirë të modelit Surface Book 2./21Media