EDITORIAL/
Një nga figurat në listën e Partisë Socialiste për deputet në vitin 2013, që u prit me më shumë entuziazëm në Bulqizë, ishte Shkëlqim Cani. Për faktin se edhe nga vetë zoti Rama dhe të majtët, trumpetohej si një strateg që rimëkëmbi ekonominë e shkatërruar të Shqipërisë dhe tani do të rimëkëmbte edhe Dibrën.
Prezantimi i tij përpara elektoratit të Bulqizës, ishte shumë shpresëplotë se me Canin si përfaqësues, do ti vinte edhe shkëlqimi Bulqizës, pas tetë vitesh shtypje dhe mizori.
Jo më kot ishte zgjedhur një figurë e tillë për në krye të listës së Partisë Socialiste në Dibër, sepse Rama donte me patjetër të kishte një rezultat pozitiv në bastionin, e tashmë ish-bastionin e së djathtës, Dibra.
“Vëllezër dhe motra, ju falenderoj nga zemra për mikritjen tradicionale dibrane dhe ju premtoj se këtë mikpritje do jua shpërblejmë shumëfish, me shumë punë për Dibrën, Bulqizën dhe për Matin…do të bëjmë Rrugën e Arbrit, atë rrugë që kurrë nuk u bë nga kjo qeveri e pabesë” – deklaroi Cani në mitingun e Dibrës në qershorin e vitit 2013.
https://www.facebook.com/bulqizaime/videos/vb.1604130629855144/1844795999121938/?type=2&theater
Por është fakt dhe jo opinion që zoti Cani po e mbyll mandatin e tij si deputet i Dibrës dhe Rruga e Arbërit është po në atë gjendje, pa as edhe një metër avancim. Pra as më pak e as më shumë, por edhe premtimi i tij u fut në vargun e të pabesëve që e premtuan këtë rrugë.
Në takimet e tij me banorët e fshatrave të Bulqizës, shprehej se do të hidhej sy nga fshati, më suvencione për bujqësinë dhe investime në kanalizime për vaditjen e tokës. Por është fakt dhe jo opinion që Cani, për katër vite, nuk ka shkelur qoftë edhe një herë të vetme në fshatrat e Bulqizës, për të dëgjuar hallet e fermerëve, problemet që kanë familjet që jetojnë në këtë zonë.
Por banorët e këtyre fshatrave, jo vetëm që nuk i panë kurrë investimet në bujqësi, por mjaftoi sëmundja e para pak muajve që preku bagëtitë, për të treguar situatën e rëndë se ku ndodhet shteti. Banorët u detyruan që të paguanin deri në 500 lekë për vaksinë, e të mos flasim pastaj për kompesimin e dëmit.
Infrastruktura është një tjetër problem, që në fshatra është në nivelet më të rënda të mundshme. Që jo vetëm nuk stimulon investimet, por e largon brezin e ri që të punojë në këtë sektor, e pse edhe që të investojë. Pa mbështetje, pa infrastrukturë, duket larg shkëlqimi që ti jap shpresë rimëkëmbjes së këtij sektori kyç për ekonominë e vendit.
Minatorët dhe punëtorët ishin kryefjalë e Canit, sa herë që i takonte. Por tani është fakt, që punëtorët dhe minatorët e Minierës së Bulqizës janë në gjendjen më të rëndë të mundshme. Shfrytëzohen, shfryëzohen dhe vetëm shfrytëzohen nga mëngjesi deri në darkë. Deri në këtë pikë Cani është shumë larg, një herë nuk u kujtua se duhej, që si deputet i kësaj zone, dalë me votat e këtyre banorëve të ngrinte zërin për statusin e minatorit, që një herë nuk e preku në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është një fakt dhe jo një opinion.
https://www.facebook.com/bulqizaime/videos/vb.1604130629855144/1796824883919050/?type=2&theater
Investimet në infrastrukturë janë edhe më rëndë. Mburrej për investimin në të ashtuquajturën pedonale. Por është fakt, që ato para dhënë për pedonalen e Bulqizës, më shumë shkuan në xhepin e firmës që e ndërtoi se sa në investim konkret. Pllakat kanë filluar të dalin apo të thërrmohen, për shkak të cilësisë së dobët. Kanalizime jo. Bizneset e vendosura në atë zonë, kanë frikë që të bie pak shi, sepse dyqanet ju përmbyten nga uji.
Këto janë shumë pak, nga ato që kanë shkëlqyer gjatë këtij mandati të Canit. Por që pak nga pak do i sjellim në vëmëndje ditët në vazhdim…
/bulqizaime.al/