Helmimi me ujë të pijshëm në Gjoricë, zbulohet shkaku, procedohet një 64-vjeçar

1811
Foto ilustruese nga Gjorica

Montimi i një tubi plastik nga 64-vjeçari, Kadri Muça, administrator i një HEC-i privat në fshatin Tuçep, u bë shkak për ndotjen e ujërave e pijshëm të fshatit Gjoricë, që solli edhe helmimin masiv të banorëve.

“Uji i pijshëm i fshatit Gjoricë, është përzier me ujërat e zeza dhe kjo ka shkaktuar helmimin nga uji të dhjetëra banorëve që prej tri ditësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Përzierja me ujërat e zeza të këtij fshati bëri që dhjetëra banorë të paraqiteshin me të njëjtat simptoma, kryesisht diarre dhe të vjella në qendrën shëndetësore, për të marrë trajtim mjekësor.

64-vjeçari tani po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Të gjithë banorët e prekur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.