Mungesa e hapësirave sportive në Bulqizë

286
Fusha e sportit në Bulqizë. Foto: Bulqizaime.al

Në muajin nëntor të vitit 2022, Bashkia Bulqizë lidhi kontratën për procedurën tenderuese, me objekt: Ndërtimin e dhomave të zhveshjes së futbollistëve. Kompania fituese për këtë tender ishte EGLAND SHPK me 8,481,977 lekë ose afro 74 mijë euro. Referuar të dhënave publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kontratës do të ishte 60 ditë punë kalendarike.

Në këtë situatë, punimet për këtë objekt do të duhej të kishin përfunduar që në fillim të muajit shkurt 2023.
Në terren kemi këtë situatë, rehabilitimi i dhomave të vjetra të fushës së futbollit dhe shtimi i objektit të ri, ka mbetur përgjysmë. Një pjesë e objektit është mbushur me ujë dhe duket e largët dita për përfundimin e punimeve. Inertet janë në çdo cep të fushës, rrjeta rrethuese mungon dhe për ndërtimin e shkallëve të publikut nuk duket e afërt dita se do të nisin.

Ndërtimi i fushës u financua nga një fond i përbashkët: donacion i vëllezërve “Keta”, bashkisë Bulqizë, kompanisë Albchrome dhe FSHF-së. Fondi i përbashkët i krijuar ishte në vlerën e afro 16 milionë lekëve të reja dhe afro 12 milionë lekë të reja tapeti, si financim i FSHF-së.

Nga ana tjetër, kemi ekipin e futbollit të Bulqizës që po vazhdon të marrë financim nga bashkia, ndërsa rezultat sportive janë shumë të dobëta.
F.C Bulqiza renditet në vendin e nëntë të Kategorisë së Dytë, dy vende larg fundit të tabelës me vetëm 9 pikë të grumbulluara nga 14 ndeshje të luajtura. F.C Bulqiza, në mungesë të ambienteve sportive, që prej themelimit e deri më sot nuk ka luajtur asnjë ndeshje apo seancë stërvitore në Bulqizë.

Referuar të dhënave nga Thesari, që prej themelimit ky ekip ka marrë 29,800,000 lekë (të reja) financim nga buxheti i bashkisë. Vetëm për muajt shkurt dhe mars 2023, janë transferuar në llogaritë bankare të F.C Bulqizës 3,500,000 lekë (të reja).

https://www.facebook.com/bulqizaime/videos/6002323393178139