Raporti i KLSH: Afro 105 mijë euro mungesë për buxhetin e bashkisë Bulqizë nga mos arkëtimi i taksave në pikat e karburanteve

562
Foto ilustruese

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Bulqizë, ka konstatuar se janë 12,900 mijë lekë (të reja) të pa arkëtuara, si pasojë e mos programimit të nivelit të taksës për paisje me licencë të tregtimit në pikë fundore të karburantit dhe gazit të lëngshëm, parashikuar në paketën fiskale për vitin 2020. Kuadri ligjorë parashikon që Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Bulqizë, duhet të pajis me autorizim me afat pesë vite kalendarik, operatorët ekonomik që ushtrojnë aktivitet tregtim karburanti për përdorim nga konsumatorët fundorë.

Sipas raportit të KLSH në zonën e Bulqizës ushtrojnë aktivitet në tregtimin me pakicë në pikë fundore karburanti dhe gazi lëngshëm gjithsej 18 kompani, nga të cilët 15 kompani për tregti karburanti, ndërsa 3 kompani për tregti gaz i lëngshëm. Niveli i taksimit për pesë vite është 1.000.000 lekë (të reja) për karburant, naftë bruto, lëndë djegëse dhe 100.000 lekë (të reja) për njësi të shitjes gazit lëngshëm. “Nga auditimi i dokumentacionit që është administruar në dosjen fizike të secilit operator ekonomik u konstatu se, Drejtoria e Taksave e Tarifave vendore për 11 operator ekonomik që tregëtojnë në pikë fundore karburant dhe 1 operator ekonomik që tregton në pikë fundore gaz të lëngshëm, nuk ka të administruar e dokumentuar autorizimin bazë dhe afatin e rinovomit të autorizimit, nuk ka të evidentuar saktësishtë vlerën e arkëtuar në momentin e paisjes me autorizimin bazë, apo rinovimin në periudhën objekt auditimit, çka ka sjellë të ardhura të munguara të pa programuara në buxhetin e bashkisë Bulqizë të analizuara hollësishtë më sipër.” thuhet në raportin e KLSH.

Për këtë janë ngarkuar me përgjegjësi Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, por që nuk është shkuar më tej për referim në organet e drejtësisë.